Sveçla thotë se njëri nga të vrarët është shok i ngushtë i Radojiçiqit, tregon se akoma nuk është mbyllur akoma operacioni

1 minute, 33 seconds Read

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se akoma po vazhdon operacioni policor në Manastirin e Banjskës.

Ai tha se organet e rendit po vijojnë me zbulimin e armatimeve të reja, që u përkisnin grupeve kriminale e terroriste.

“Jo, akoma nuk është shpallur i mbyllur. Policia e Kosovës është duke e pastruar terrenin. Në vazhdimësi po zbulojmë armatime të reja. Sot gjetëm edhe një kufomë”, shtoi ai në Alsat.

Qëllimi i djeshëm i grupeve terroriste sipas Sveçlës – ku mbeti i vrarë edhe polici Afrim Bunjaku – ishte destabilizimi i Republikës së Kosovës.

“Patjetër. Duke e parë sasinë e armatimit që Policia e Kosovës ka zënë, i llojit ushtarak, ishin minahedhësa, raketahedhësa, lloje të ndryshme të armëve… Bëhet fjalë për profesionistë, të udhëhequr, mbëhtetur dhe pajisur nga Serbia, qëllim kishin destabilizimin e Kosovës dhe jo vetëm”.

Mes tjerash, ai foli edhe për nënkryetarin e Listës Serbe – që është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkaura të Amerikës dhe në kërkim nga Policia e Kosovë – duke u shprehur se njëri nga terroristët e vrarë është edhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij.

Gjithashtu, i pari i MPB-së theksoi se Radojiçiq ka gisht në organizimin e sulmit të djeshëm terrorist në veri të Kosovës.

“Po. Kemi gjetur dokumentacione që e lidhin atë (Millan Radojiçiq) drejtpërdrejtë me vendin e ngjarjes. Njëri nga të vrarët është edhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Do të jemi konsistentë, që sa më parë edhe Radojiçiq, dhe ata përreth tij, të sillen para drejtësisë”, shtoi Sveçla, ndërsa u shpreh se pas ngjarjeve të djeshme, do të ndryshojë edhe qasja në dialogun Kosovë-Serbi.

Publikime te ngjashme