Sulmi terrorist në Banjskë, Parlamenti Europian pritet ta miratojë rezolutën gjatë seancës që mbahet nga 16 – 19 tetor

1 minute, 23 seconds Read

Parlamenti Evropian do të miratojë një rezolutë për sulmin në Banjskë.

European Wester Ballkans shkruan se rezoluta pritet të miratohet në seancën e dytë plenare këtë muaj, e cila është planifikuar të mbahet nga 16 deri më 19 tetor.

Ky njoftim vjen veç një ditë pasi në Parlamentin Evropian u diskutua për situatën në veri pas agresionit të Serbisë të kryer më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Eurodeputetët kërkuan që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

Gjithashtu, u kërkua nga Kosova dhe Serbia që të de-eskalojnë situatën në veri dhe t’i kthehen dialogut.

Gjatë diskutimeve, deputetët e PE-së kërkuan që Serbisë t’i ngrihen fondet e BE-së.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se lidhjet e Milan Radojiçiq, politikanit serb të Kosovës që udhëhoqi sulmin, me Beogradin zyrtar janë më se të dukshme.

“Serbia duhet të bashkëpunojë pa kushte në hetim dhe të mbajë përgjegjës të gjithë ata që janë përgjegjës. I bëj thirrje Gjermanisë dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së që të dërgojnë forca shtesë në KFOR”, ajo.

Kurse eurodeputeti Andreas Shider akuzoi presidentin e Serbisë se i hodhi benzinë ​​zjarrit dhe bëri thirrje për një reagim të fortë të BE-së.

Siç raporton më tej EWB, disa anëtarë të tjerë të Parlamentit Evropian, duke përfshirë Tineke Strik (Të Gjelbërit/EFA), Thomas Weitz (të Gjelbërit/EFA) dhe Tys Rojten (S&D), kanë bërë gjithashtu thirrje për ngrirjen e fondeve për Serbinë.

Publikime te ngjashme