Suharekë/ Të dyshuarit për plaçkitjen e argjendarisë ndodhen në arrati

0 minutes, 41 seconds Read

Katër të dyshuarit për grabitjen me armë në një argjendari në Suharekë ndodhen në arrati.

Policia deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk ka arritur t’i arrestuar të dyshuarit e këtij rasti.

“Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë katër të dyshuar të cilët për momentin kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Publikime te ngjashme