Stano para gazetarëve, ofron foto e video por nuk komenton përmbajtjen e takimeve

0 minutes, 49 seconds Read

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka dhënë detaje rreth takimeve që po mbahen në Ohër në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë për media, Stano bëri të ditur se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësuesve evropianë nuk ka filluar akoma.

Ai po ashtu potencoi se pas takimit trepalësh, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell do të dalë në një konferencë për media, në të cilën nuk do të pranohen pyetjet.

Stano ka dhënë detaje mbi shpërndarjen e materialeve vizuele të takimeve që po zhvillohen në Ohër.

Ai nuk ka pranuar të flasë mbi rrjedhjen e takimeve dhe nuk ka dhënë detaje mbi atë se çfarë ndodhë në takimet mes palëve.

Në këtë takim pritet të nënshkruhet propozimi i BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Publikime te ngjashme