Shkëlzen Gashi: Pra, Amerika po thotë që veriu i Kosovës i takon huliganëve të Aleksandar…

0 minutes, 59 seconds Read

Pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ku lajmëroi se Kosova është përjashtuar nga stërvitja e NATO-s ‘Defender 23’ dhe që SHBA nuk janë më aq entuziastë për të ndihmuar në arritjen e njohjeve nga shtetet mosnjohëse, shumë reagime kanë ardhur nga figura publike në Kosovë, mes tyre edhe ai i Shkëlzen Gashit.

Gashi në një status në facebook ka shkruar se reagimi i Hovenierit tregon që Amerika po thotë që veriu i Kosovës i takon huliganëve të Aleksandar Vučić-it sepse për me mujtë me futë Sërbinë nën kontrollin tonë, na duhet t’i japim asaj diçka – veriun e Kosovës.

Më poshtë keni deklaratën e plotë:

Pra, Amerika po thotë që veriu i Kosovës i takon huliganëve të Aleksandar Vučić-it sepse për me mujtë me futë Sërbinë nën kontrollin tonë, na duhet t’i japim asaj diçka – veriun e Kosovës.

Ne duhet t’i kallxojmë Amerikës që i jemi mirënjohës për ndihmën, por veriun e Kosovës nuk ia japim Sërbisë së Vučić-it.

Publikime te ngjashme