Spiropali shpalos detajet për takimin e dy parlamenteve në Prishtinë

1 minute, 10 seconds Read

Shqipëria dhe Kosova kanë nisur përgatitjet për mbledhjen e dytë të përbashkët të dy parlamenteve më 20 dhjetor në Prishtinë.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali ka dhënë detaje mbi organizimin.

“Ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë”, tha Spiropali.

Parashikohet të kenë fjalë kryeministrat Kurti e Rama, kryetarët e parlamenteve Glauk Konuufca e Elisa Spiropali, nënkryetarët e grupeve parlamentare. Fokusi do të jenë intensifikimi i marrëdhënieve mes dy vendeve. Po ashtu do t’i bëhet një bilanc zbatimit të 30 marrëveshjeve ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri.

Deputetët e të dyja vendeve u mblodhën më 27 nëntor 2022 në Kuvendin e Shqipërisë, në vigjilje të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Takimi në Prishtinë vjen në një kohë kur është ndalur tradita e mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive. Në qershor 2023 pritej mbledhja e dy qeverive në Gjakovë, por ajo u anulua.

Atë kohë kryeministri Edi Rama sqaroi se mbledhja nuk u realizua pas refuzimit të kryeministrit Albin Kurti. /tch

Publikime te ngjashme