Spekulime rreth fatit të Prigozhin: Dy aeroplanë të tij ishin në ajër dhe vetëm 8 kufoma janë gjetur

0 minutes, 58 seconds Read

Asnjë nga kontot në rrjetet sociale të ndërlidhura me të po qëndrojnë të heshtura. Ndërsa agjencia ruse e lajmeve raportoi se janë gjetur 8 kufoma në vendin e rrëzimit nga 10 dhjetë sa u raportua se ishin në bord fillimisht.

BBC raporton se nuk ka pretendime nga konton e tij në rrjete sociale nëse është i gjallë ose jo.

Disa pretendojnë në rrjete sociale se një tjetër aeroplan në pronë të tij ishte në ajër njëkohësisht në kohën e rrëzimit dhe se ky është kthyer dhe po fluturon rreth Moskës sipas kanalit të ndërlidhur me mercenarët rus Wagner ‘Reverse Side of the Medal’.

Tani një raport tjetër sugjeron se vetëm tetë kufoma janë gjetur në vendin e rrëzimit, kjo sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti, që ka cituar shërbimet emergjente ruse.

Yevgeny Prigozhin ka kohë që konsiderohej si ‘njeri i vdekur’ pasi vendosi të rebelohej ndaj Moskës në qershor të këtij viti. Kjo turpëroi dhe i humbi shkëlqimin despotit rus Vladimir Putin, që njihet se nuk ka durim për kundërshtarë politik.

Publikime te ngjashme