Spartak Ngjela për Open Ballkan: Ishte dështim, Rama të kërkonte falje!

0 minutes, 45 seconds Read

Avokati Spartak Ngjela, theksoi se nisma “Open Balkan” ishte një dështim.

I ftuar në emisionin ‘Revieë’ në Euronews Albania, teksa komentoi deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama për Euronews Albania, ai tha se ky i fundit duhet të kërkonte falje e jo të thoshte se “Open Balkan” e mbylli misionin e saj.

“Dështim ishte nuk mund të realizohej. Që të ekzistonte ‘Ballkani I Hapur” Shqipëria duhet të ishte free zone. “Open Balka” nuk na dha asnjë gjë. Rama e kishte bashkë me Vuçiç këtë nismë. Nuk ka prodhim industrial. Ajo që e dërmoi këtë nismë ishte se nuk e pranoi Kurti. Në vend që të thotë më falni se gabova thotë mbaroi. Për strukturën ekonomike që ka Shqipëria nuk mund të bëhej. Nëse do bëhej Shqipëria do përfundonte në koloni”-theksoi ai.

Publikime te ngjashme