Snajperistët e FSK-së marrin vëmendjen botërore, imazhi i tyre përzgjidhet nga prestigjiozja “Sky News”

0 minutes, 31 seconds Read

Një fotografi me ushtarë të Kosovës, tek parakalonin në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është përzgjedhur nga redaksia e prestigjiozes “Sky News”, si një prej fotografive të javës.

Fotografia shfaq disa snajperistë me uniforma të bardha.

Design Plus Carousel Ad

“Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës marshojnë në paradën e festimeve të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës”, është përshkrimi i “Sky News” për këtë fotografi të shkrepur nga agjencia “Reuters”.

Fotografitë tjera të javës shfaqin pjesë nga shënimi i Ramazanit në Gazë apo momente nga Lojërat Olimpike Dimërore.

Publikime te ngjashme