Skandaloze: Tifozët e “Cverna Zvezdes” së Beogradit ‘nderojnë’ terroristët e vrarë në Banjskë

0 minutes, 45 seconds Read

Grupi i tifozëve të “Yllit të Kuq” të Beogradit, Delije, mbrëmë gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Young Boysit kanë “nderuar” tre terroristët vrarë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Në mesin e pjesës së parë, tifozët nacionalistë serbë ngritën pankarta me emrat e Igor Milenkoviq dhe Bojan Mijailoviq, dy nga tre sulmuesit e vrarë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës.

Përveç kësaj, ata kanë vënë në një madhësi më të madhe foton e Stefan Nedeljkoviqit, i cili po ashtu mbeti i vrarë pranë manastirit të Banjskës. Nedeljkoviq ishte tifoz i madh i klubit të Beogradit.

Ndërkohë, thirrjet “vrite, prite, që shqiptari të mos ekzistojë” si dhe “Kosova është Serbi” kanë qenë të pranishme gjatë gjithë 90 minutave.

Takimi mes “Yllit të Kuq” të Beogradit dhe Young Boysit përfundoi baras, 2:2.

Publikime te ngjashme