Sipas Prokurorisë Speciale cilat ishin rrethanat që e perjashtuan Devollin nga ndjekja penale?

1 minute, 8 seconds Read

Meqë Shoqata e Prokurorëve, qenka përgjigjur sot, Ministrit Murati, për rastin që pret të hetohet, me këtë vrull prej gardianësh të hetimeve, a mos di të tregojnë se përse i ka mbyllur hetimet Prokuroria Speciale e drejtuar nga Blerim Isufaj për Rastin Blerim Devolli dhe kontratën Zmobile (Dardafone.net) që i zhvati Telekomit të Kosovës 150 milionë euro dhe ka dërguar në arbitrazh shtetin e Kosovës?

Ky është vendimi për mbyllje të hetimit. Cilat janë rrethanat që përjashtojnë Devollin dhe bashkëpunëtorët nga ndjekja penale sipas Prokurorisë Speciale?

Apo sa më i madh dëmi ndaj publikes aq më i paprekshëm dëmtuesi.

Prej vitit 2008, dhjetra herë është paraqitur rasti në fjalë. Por nuk ka prokuror ende sot që ulet ta marrë përsipër hetimin e dëmit më të madh që i ka ardhur një sektori të sigurisë siç janë komunikimet elektronike nga një entitet mafioz, që i mban depozitat në parajsa fiskale, me dokumente dhe shtetësi të Serbisë.

Aktualisht është dhe rasti “Artmotion” edhe për atë ka kallzim nga institucionet shtetërore, për mashtrim autoritetit publik dhe me anë të atij mashtrimi vijon të krijojë fitim.

Vettingun besojnë se e kanë kyçur në Kushtetuese, edhe Byronë e konfiskimit. Veçse siç dihet jo përgjithmonë./kosovapost.net

Publikime te ngjashme