Sindikata e Policisë shprehet e pakënaqur me propozimin e Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë

0 minutes, 50 seconds Read

Pas lajmit se Qeveria e Kosovës ka propozuar që të rritet vlera e shtesave të rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ka reaguar Sindikata e këtyre të fundit.

Imer Zeqiri, kryetari i kësaj sindikate, ka thënë që në bazë të informacioneve të mediave për këtë propozim, niveli i shtesave mendon se do të jetë “i papranueshëm”.

“Si sindikatë do të reagojmë konform kërkesave të Policisë. Me atë se çfarë ballafaqohet policia, çdo polic është i rrezikuar me shëndet dhe punë,” – u shpreh ai, duke përmendur 23 policë të vrarë, prej të cilëve 90% ishin policë të patrullave.

“Për mua është e papranueshme kjo shumë” raportohet të ketë thënë Zeqiri.

Kryeministri i Kosovës në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës që u mbajt sot, u shpreh se propozimi në fjalë përfshinte shtatë kategori të pozitave në Policinë e Kosovës që ishin subjekt i rrezikshmërisë.

Publikime te ngjashme