Çfarë po ndodh me rrjetin social kinez, shumë vende e kanë shpallur ‘non grata”, edhe Shqipëria po mendon mbylljen e ‘TikTok’!

1 minute, 23 seconds Read

TikTok është një video-aplikacion i cili është bërë viral në të gjithë botën. Platforma sociale TikTok u lançua në vitin 2017 në të gjitha tregjet ndërkombëtare ndërsa në SHBA në vitin 2018.

Aplikacioni i lejon ndjekësit e tij të krijojnë video të shkurtra prej 15 sekondash dhe është bërë shumë popullor kryesisht për të rinjtë. Raportohet se TikTok ka mbi 1 miliardë përdorues, 100 milionë prej të cilëve janë amerikanë.
TikTok është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, por vetë kompania drejtohet nga ish-ekzekutivi i Disney, Kevin Mayer.

Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, India, Pakistani, Myanmar, Nigeria, Tajvani e kanë ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni në pajisjet qeveritare, për shkak të dilemave se mund të ndajë të dhënat e përdoruesve me qeverinë kineze.

“Sipas politikës së privatësisë së Tik Tok, kompania grumbullon një gamë informacionesh si informacioni i regjistrimit, mosha, emri i përdoruesit dhe kodi, gjuha, e-mail dhe numri i telefonit, foto e profilit, informacion i llogarisë së mediave sociale, informacion llogarish bankare.”

Qeveria kineze është gjithashtu në konflikt me Indinë për tensionet kufitare të cilat çuan në mbylljen e 59 aplikacioneve kineze, përfshirë TikTok në Indi.

Edhe mazhoranca socialiste nëpërmjet kreut të grupit parlamentar në komisionin e integrimit hodhi idenë për ndalimin e TikTok-ut edhe në Shqipëri. Nisma kërkon më shumë mbrojtje të të dhënave personale duke ndjekur shembullin që ashtu sikurse disa vende partnere evropiane apo SHBA, edhe Shqipëria të ndalojë përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike me dyshimet se pas këtij aplikacioni fshihet Partia Komuniste Kineze.

Publikime te ngjashme