“Si më 1990 në Kroaci kur paramilitarët serbë i dolën në pritë oficerëve kroatë”: Politologu gjerman shkruan për ngjarjet në Banjskë

1 minute, 38 seconds Read

Politologu dhe autori gjerman, Alexander Rhotert, i cili ka një përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit që nga shpërbërja e përgjakshme e ish-Federatës së Jugosllavisë, i ka kushtuar një artikull ngjarjeve të fundit në Banjskë të Zveçanit, ngjarje kjo për të cilën shkruan se “është e frikshme për nga ngjashmëria” me verën e vitit 1990 kur paramilitarë serbë i kishin zënën pritën disa oficerëve policorë kroatë; ngjarje këto të cilat i kishin paraprirë luftës në Kroaci në qershor të vitit 1991.

“Pamjet që dalin nga rajoni këto ditë janë tmerrësisht të ngjashme me ato nga Kroacia në verën e vitit 1990, kur paraushtarakët serbë u zunë pritë oficerëve të policisë kroate. Ato sulme filluan vetëm disa muaj përpara fillimit aktual të luftës në qershor 1991. Një vit më vonë, në mars 1992, ishin përsëri paraushtarakët serbë ata që e shkëputën kryeqytetin boshnjak Sarajevë nga bota e jashtme. Në atë kohë, presidenti serb Sllobodan Millosheviç kishte hartuar një plan për të bashkuar të gjitha zonat e banuara me serbë të Jugosllavisë në një shtet për të krijuar një Serbi të Madhe”, shkruan shkencëtari politik gjerman në një artikulluar të botuar në “Deutsche Welle”.

Politologu gjerman, i cili i ka njohur për së afërmi zhvillimet e përgjakshme të viteve të 90’ta në rajon, shkkruan se 30 vite pas këtyre ngjarjeve “një regjim në Beograd pak e shumë synon haptazi të realizojë projektin e Millosheviqit”.

“I besuari më i afërt i presidentit Vuçiq është drejtori i tij i fuqishëm i inteligjencës Aleksandar Vulin, protagonisti kryesor i projektit pasardhës të Serbisë së Madhe ‘Bota Serbe’. I treti në radhë është ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, përkrah të cilit Vuçiç drejtoi aparatin propagandistik të Millosheviçit në vitet 1990”, rikujton politologu.

Publikime te ngjashme