Shqipëria i teston për herë të parë dronët “Bayraktar” në kushte e errësirës, publikohen disa pamje

0 minutes, 36 seconds Read

Shqipëria ka testuar për herë të parë dronët “Bayraktar” në kushte të errësirës nga Baza Ajrore e Kuçovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, transmeton Telegrafi.

“Detashmenti i Mjeteve Ajrore pa Pilot zhvilloi për herë të parë nga Baza Ajrore e Kuçovës fluturimet stërvitore natën nëpërmjet përdorimit të sistemit të imazheve termike dhe pajisjeve të shikimit të natës”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se “Operarorët e dronëve Bayraktar testuan aftësitë manovruese në kushtet e errësirës, me qëllim rritjen e gatishmërisë së kësaj njësie të Forcave tona të Armatosura”./Telegrafi

Publikime te ngjashme