Shpërthime në territoret e pushtuara, ukrainasit sulmojnë bazën ushtarake ruse dhe flotën e tyre në Krime

0 minutes, 54 seconds Read

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar këtë mëngjes në Yevpatoria të Krimesë së pushtuar nga rusët.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar për sulmet me dron në Krime dhe për tentimin që me dronët ujor të goditet anija patrulluese e flotës së Detit të Zi – Sergei Kotov.

Mediat ukrainase raportojnë se banorët lokalë kanë raportuar për disa shpërthime të fuqishme. Përveç kësaj, ata kanë shpërndarë edhe fotografi e video nga vendi ku kanë ndodhur shpërthimet.

Pas kësaj, media ukrainase Public raporton se shpërthimet në Krime, ndodhën në afërsi të fshatit Uyutno në perëndim të Yevpatoria.

“Autoambulanca dhe ekipet e shpëtimit dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se gjendet edhe një bazë ushtarake ruse”, u tha nga kjo medie.

Sipas banorëve të atjeshëm, kanë ndodhur katër shpërthime të fuqishme, kurse autoritetet pushtuese të Yevpatroisë dhe Krimesë akoma nuk kanë komentuar këto shpërthime. /Telegrafi/

Publikime te ngjashme