Shkenctari rus thotë se Putin nuk do të jetoj aq gjatë sa për ta parë përfundimin e luftës në Ukrainë!

0 minutes, 50 seconds Read

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk do të jetojë aq gjatë sa të shohë ndonjë sukses në luftën në Ukrainë, nëse lufta vazhdon me ritmin e saj aktual.

Kështu u shpreh një shkencëtar politik rus, Sergei Mikheyev, shkruan Daily Mail.

Mikheyev, ish-drejtor i kompanisë kërkimore ruse të Qendrës për Analizën e Politikave Aktuale, tha se: ‘ Nëse vazhdojmë në këtë mënyrë dhe me këtë shpejtësi , ju dhe unë nuk do të jetojmë aq gjatë sa të shohim ndonjë sukses. Dhe le të jemi të sinqertë me veten tonë – udhëheqja jonë nuk do të jetojë aq gjatë as për këtë”, u shpreh ai.

” Pozicioni ynë është përkeqësuar rëndë. Ne ose ecim përpara, ndalojmë imitimin e sovranitetit dhe arrijmë vërtet suksesin, ose tërhiqemi me një dështim masiv,” shtoi ai.

Mikheyev ka mbajtur prej kohësh një qëndrim të ashpër ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Publikime te ngjashme