Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

1 minute, 24 seconds Read

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka deklaruar se arrestimi i kosovarit Liridon Rexhepi në Turqi, i cili dyshohet për menaxhimin e rrjetit financiar të Mossad-it, është një trillim që synon të dëmtojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit.

Sipas Shalës, kjo nuk është e mundur as nga aspekti shkencor dhe as praktik, duke theksuar se Kosova nuk mund të përdoret si hapësirë operative për aktivitete të tilla.

Design Plus Carousel Ad

“Kjo është një trillim i formës klasike që mund të bëjnë shërbimet e caktuara për të prishur raportet mes Kosovës dhe Izraelit. Pra janë tendenca të caktuara, sepse nuk ka mundësi në aspektin edhe shkencor një gjë e tillë të ndodhë. Çështjet janë që ndoshta ka një interes politik, por assesi ndonjë interes që qytetarët e Kosovë të jenë pjesë përbërëse e një aktivitetit të Mosadit”, ka thënë Shala, në emisionin FIVE të RTV Dukagjini.

Ai gjithashtu ka potencuar se sistemi mikrofinanciar i Kosovës është i unifikuar dhe çdo transaksion i dyshimtë do të diktohej nga autoritetet vendore.

“Nuk është që mund të ndonjë prishje të raporteve me Turqinë, as me Izraelin. Pra është një lojë sipas gjitha gjasave e orkestruar nga vet i pandehuri që tani është në mbajtje nga autoritetet turke. Një e vërtetë është që Kosova nuk ka mundësi të përdoret si hapësirë operative për të kryer në forma të ndryshëm financimin e strukturave inteligjente, sepse sistemi mikrofinanciar i Kosovës është i unifikuar dhe nuk ka mundësi asnjë transaksion i dyshimtë me ndodhë pa u diktuar nga autoritete vendore të Kosovës”, ka deklaruar Shala.

Publikime te ngjashme