Serbia pezullon eksportimin e armëve, thotë se Ushtria ka nevojë për to në shtim të gatishmërisë ushtarake

0 minutes, 40 seconds Read

Serbia ka marrë vendim të pezullojë shitjen e armëve për 30 ditë.

Është ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, që e ka konfirmuar këtë, vetëm pak ditë pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, I vendosën sanksione Aleksandar Vulin, shefit të inteligjencës serbe.

Ai dyshohet të ketë bërë marrëveshje ilegale për armë dhe aktivitetet të tjera kriminale, raporton AP, transmeton KlanKosova.tv.

Vuçeviq në paraqitjen e tij tha se po pezullojnë eksportin pasi që sipas tij është e domosdoshme të përmbushen nevojat e ushtrisë dhe shtimin e gatishmërisë.

“Kjo nuk nënkupton që Serbia po shkon në luftë, apo po thërret për luftë, por që jemi duke shikuar për të gjitha sfidat dhe rreziqet e sigurisë”, është shprehur ai.

Publikime te ngjashme