Politikani opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviq ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po punon kundër BE-së dhe NATO-s.
Sanduloviq në një postim në “X” ka shkruar se një gë të tillë tashmë duhet ta kuptojnë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe udhëheqësi republikan i Këshillit të Nju Jorkut, Joe Borelli.
Sanduloviq ka ngritur edhe pikëpyetje nëse Lajçak dhe Borelli janë pjesë e atij konspiracioni serbo-rus në shpërbërjen e BE-së dhe fundin e NATO-s.
“Si duhet ta interpretojmë atë? Ju keni heshtur mjaft, na keni borxh përgjigje”, ka shkruar ai.
Sanduloviq pas homazheve që bëri në Prekaz, është rrahur brutalisht në Serbi, për çka akuzoi BIA-n serbe dhe Vuçiqin.
Do you @MiroslavLajcak and @JoeBorelliNYC really not see and understand that Aleksandar Vučić is working against the @EU and @NATO, or are you also part of that #Serbian–#Russian conspiracy in the disintegration of the @EU and the end of @NATO? How should we interpret that? You…
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) February 20, 2024