“Sa të kam jetë, kam me t‘ndjekë” – Gazetari që u sulmua në veri paralajmëron padi ndaj Simiqit

1 minute, 19 seconds Read

Gazetari shqiptar, Pleurat Salihu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se do t’i padis ata që e sulmuan, jo për dhimbjen e shkaktuar por për plagën që ia shkaktuan fjalës së lirë, gazetarisë.

Gazetari i cili u sulmua të enjten në veri të vendit si pasojë e së cilës iu thye krahu, e ka paralajmëruar ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiqin, se të hënën do ta padis për nxitje të huliganëve serbë për sulm ndaj gazetarëve atë ditë.

“Të hënën e ke padinë…Sa të kam jetë kam me të njekë me padi, kurrë nuk ta fali. Jo për plagën time, por për plagën që ia keni shkaktuar fjalës së lirë, raportimit të drejtë dhe urdhërin që e ke dhënë për sulmin ndaj mediave. Këtu shihesh duke u koordinuar. 2. Tre personave që komunikove me ta kur tu afruan dhe të thanë serbisht, ‘Imamo uruzie’. Dhe pastaj shkuan tek rrugica afër kafiterisë, që ju I thoni ‘kafana’. 3. Kur, me tu larguar vetura e ministrit Krasniqi, ke bërtit, ‘Udrite na mediama’, ti Sllavko Simiç.

A ky ish-kryetari I Leposaviqit ka dhanë urdhër që të sulmohen vetura e ministrit. Për sot, kjo. Shihemi në Gjyq. I gjallë nuk kam me të lëshu duke të bërë padi, derisa drejtësia të vije në vend.”, ka shkruar ai.

Salihu herë pas here ishte kërcënuar nga bandat kriminale në veri edhe para këtij sulmi./Gazeta10

Publikime te ngjashme