Rrëzohet avioni ushtarak MiG-31 në Rusi

0 minutes, 26 seconds Read

Një avion luftarak i Forcave Ajrore Ruse MiG-31 u rrëzua të martën në gadishullin Kamchaka në Lindjen e Largët Ruse ndërsa po kryente një fluturim stërvitor.

Autoritete janë duke zhvilluar një mision kërkim-shpëtimi për gjetjen e ekuipazhit.

“Gjatë një fluturimi të planifikuar stërvitor në territorin e Kamçatkës mbi ujërat e gjirit Avacha, një avion luftarak MiG-31 u rrëzua,” tha flota ruse e Paqësorit në një deklaratë.

Mësohet se avioni po fluturonte pa municion.

Publikime te ngjashme