Rrëshqiti nga shkëmbi, turistja përplaset në murin shkëmbor para se të përfundojë në det në Itali – kalimtarët filmojnë momentin rrëqethës

0 minutes, 48 seconds Read

Një grua është filmuar me kamerë amatore duke rënë nga një shkëmb dhe derisa po binte në ujë ajo u përplas në murin shkëmbor.

Bëhet fjalë për një turiste që ishte në shkëmbin Fiordo di Furore në Itali, kurse vizitorë të shumtë ishin dëshmitarë të momentit të rrëzimit të saj, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht se partneri i saj tentoi ta shpëtojë ajo u rrëzua dhe përfundoi në ujë, por gjatë rrëzimit u përplas në murin shkëmbor.

Ishte australiani Kal Glanzig që filmoi momentin rrëqethës, kurse sipas tij ekipeve të shpëtimit u janë nevojitur një orë për ta nxjerrë nga uji.

Në anën tjetër nuk dihet asgjë për gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa shumë turistë u shprehën të habitur me veprimin e saj – pra kur u afrua dhe për një moment rrëshqiti. /Telegrafi/

Publikime te ngjashme