Rohde: Serbia ndërhyri në zgjedhje me promovimin e Srpska’s, e akuzoi pa bazë Kosovën për ndërhyrje në protestat në Serbi!

1 minute, 7 seconds Read

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, duke kërkuar vota për Listën Srpska. Ai e bazoi këtë duke e cituar kryevëzhguesen e Bashkimit Europian për zgjedhjet në Kosovë, Nathalie Loiseau.

Po ashtu, Rohde tha se Serbia pa bazë e akuzon Kosovën për mbështetje të protestave në Serbi.

“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç theksoi shefja e Misionit Vëzhgues i BE-së për Zgjedhjet në Kosovë, Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës duke promovuar votat për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave të të sinqerta në Serbi pa asnjë provë”, tha Rohde në BlueSky, ndërsa shpërndau një postim të Ministrisë së Jashtme gjermane, e cila tha se situata në Serbi mbetet “thellësisht shqetësuese”.

“Aktivistët përballen me sulme dhe fushata shpifëse për shkak të ngritjes së zërit të tyre. Media dhe politikanët duhet të veprojnë me përgjegjësi. Serbia është kandidate për në BE – dhe si e tillë – presim që të respektojë shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut”, tha Ministria e Jashtme gjermane.

Publikime te ngjashme