Rita Ora: Vin Diesel më ka treguar për ilirët

0 minutes, 54 seconds Read

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka zbuluar një detaj interesant teksa ishte duke folur në një “podcast” në SHBA.

Ajo ka thënë se di pak për historinë e shqiptarëve, veçanërisht të ilirëve, dhe çuditërisht, këto histori ia ka rrëfyer aktori i famshëm amerikan Vin Diesel.

“Di një histori ilire, sepse ashtu nisi në Europën Lindore. Këtë gjë e mësova nga Vin Diesel çuditërisht. Disi çdokush lidhet me Shqipërinë, bëj shaka. Po më tregonte që ka shumë histori, dhe se ai kishte një farë lidhje, rrëfenjë të trashëguar”, u shpreh Rita Ora.

Është interesant fakti se përse Vin Diesel është interesuar për historinë e Ilirëve. Aktori amerikan ka deklaruar se ai është “me etni të paqartë”. Nëna e tij ka rrënjë skoceze. Ai kurrë nuk e ka takuar babanë e tij biologjik dhe ka thënë se “gjithçka që di nga nëna ime është se kam lidhje me shumë kultura të ndryshme”.

Publikime te ngjashme