Revista finlandeze zbulon kohën kur kanali i Korfuzit quhej “kanali shqiptar”

1 minute, 4 seconds Read

Publikohet për herë të parë Gravura e vitit 1879, e marrë nga një revistë finlandeze e sjellë nga arkivat skandinave.

Një gravurë e vitit 1879 e publikuar nga studiuesi Armand Plaka hedh dritë mbi detaje interesante të emërtime të ndryshme të teri.toreve në lufi.njtë shqiptaro-grek.

Është fjala për Kanalin e Korfuzit, i cili dikur thirrej ndërkombëatrisht, kanali shqiptar. Diçitura në gravurën e vitit 1879 e botuar në një revistë Finlandeze, e vërteton këtë. “Mes kanalit shqiptar dhe ishullit të Korfuzit“, është diçitura që shoqëron gravurën.

Studiuesi dhe gazetari Armand Plaka e ka publikuar në facebook gravurën bashkë me sqarimet, se e ka gjetur gjatë punës kërkimore në arkivat skandinave dhe se në Shqipëri publikohet për herë të parë.

“Mes kanalit shqiptar dhe ishullit te Korfuzit”. Kjo eshte dicitura qe na percjell gravura e vitit 1879, botuar ne nje reviste finlandeze, te cilen e hasa kohet e fundit rastesisht duke germuar ne arkivat skandinave.

Pra per ata atje lart ne Europe, ai njihej si “Kanali shqiptar”, apo “ngushtica shqiptare”, term qe nuk perdoret ne ditet e sotme. Shqiptaret dhe bota e njohin sot me shume me termin “Kanali i Korfuzit”, p.sh.Incidenti i Kanalit te Korfuzit”, shkruan studiuesi Armand Plaka.

Publikime te ngjashme