Rama: “Ndoshta Zoti i shpëtoi jetën Trumpit jo vetëm për Amerikën, por për ta zgjuar edhe Europën”

0 minutes, 53 seconds Read

Kryeministri Edi Rama sot ka komentuar relacionet diplomatike mes Amerikës dhe Evropës, pas ardhjes së Donald Trumpit në krye të SHBA-së.

Rama në një panel diskutimi mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit tha se mund të jetë një shenjë që presidenti amerikan, Donald Trump i shpëtoi atentatit, ku mbeti i plagosur në vesh.

“Kam një pyetje që më tmerron. Evropa ka më pak miq sot se paraparë agresionit rus dhe kjo është diçka duhet kuptuar dhe reflektuar pse ka ndodhur. Ndërkohë që nuk ka aspak dyshim që Evropa u ngrit në për gjënë e duhur duke qëndruar përkrah Ukrainës, por pse ka më pak miq…

Ndoshta Zoti i shpëtoi jetën Trumpit jo vetëm për ta bërë Amerikën të madhe sërish, por për ta zgjuar përfundimisht Evropën e për t’i dhënë asaj mundësinë të kuptojë që nuk mund të vazhdojë njësoj, sepse nuk është më njësoj”, tha ai tutje./Telegrafi

Publikime te ngjashme