Rama: “Ajo çka bën Kosova me bandat kriminale, nuk është puna jonë”

0 minutes, 40 seconds Read

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në një vizitë njëditore në Kosovë. Në turin e tij në shtetet e Ballkanit, Rama erdhi në Kosovë por nuk u prit nga homologu i tij, Albin Kurti.

Duke folur për marrëdhëniet me homologun e tij, Rama tha se e kishte pritur mirë Kurtin kur bëntë fushatë zgjedhore në Shqipëri.

Ai shtoi se Kosova dhe Shqipëria janë shtete të ndryshme dhe kanë “hallet” e veta.

“Shqipëria nuk është parti politike. Nuk kam parti të regjistruar në Kosovë. Kur Albini ka ardhur në Shqipëri për të nisur fushatë, unë e kam pritur Albinin për drekë. Ne jemi shtet. Një tjetër shtet. Çka bën Kosova me bandat kriminale nuk është puna jonë”, tha Rama.

Publikime te ngjashme