Rafael Leao: Do përpiqemi ta fitojmë Ligën e Evropës

1 minute, 15 seconds Read

Rafael Leao ka folur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve duke thënë se tani duhet të fokusohen në fitimin e trofeut të Ligës së Evropës, pasi është një trofe që Milani nuk e ka fituar kurrë.

Kuqezinjtë morën një fitore të madhe 2-1 ndaj Newcastle United në St. James’ Park, por mbeten në pozitën e tretë, pasi Paris Saint-Germain barazoi 1-1 në udhëtim te Borussia Dortmund dhe këto dy klube morën dy pozitat e para.

Kjo do të thotë se italianët bien në play-off të Ligës së Evropës, ndërsa Newcastle janë krejtësisht jashtë Evropës.

Megjithatë, kjo nuk e dëshpëron klubin kuqezi, pasi ylli kryesor i skuadrës, Leao, ka thënë se do të tentojnë ta fitojnë trofeun.

Lexo po ashtuPioli: Milani do të bëjë gjithçka për të fituar Ligën e Evropës

“Ne donim të vazhdonim në Ligën e Kampionëve, por festuam pas vërshëllimës së fundit, sepse këto janë ende tre pikë të rëndësishme”, ka thënë Leao për Amazon Prime Video Italia.

Edhe kur quhej ende Kupa UEFA, është praktikisht i vetmi trofe i madh i UEFA-s që ende klubi i madh italian nuk e ka fituar. /Telegrafi/

Publikime te ngjashme