Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë.Në pamje shihen shumë qytetarë që tashmë kanë nisur të mblidhen për ceremoninë e varrimit që mbahet në orën 14:00.
Përgjatë rrugës nga Skenderaj deri në Klinë të Ultë shihen shumë flamuj kombëtarë, kurse disa të rinj po mbanin mbishkrimet “Liria ka emër” në bluzat e tyre.