Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërhyrë me një paralajmërim të prerë drejtuar liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pas një fjalimi të ashpër që ky i fundit mbajti kundër qeverisë lidhur me krizën në sektorin e energjisë.
Reagimi i kryeparlamentares u nxit nga gjuha e përdorur prej Haradinajt, i cili i etiketoi kryeministrin Kurti si “kryehajn” dhe Dejona Mihalin si “kryehajneshë”, duke bërë që Haxhiu të kërkojë me ngulm ndërprerjen e keqpërdorimit të foltores së legjislativit.
“Zotëri Haradinaj, ju lutem të jeni të kujdesshëm dhe të mos përdorni një fjalor të tillë në Kuvendin e Kosovës, pasi argumenti nuk forcohet përmes gjuhës jo-parlamentare. Kjo është hera e fundit që ju tërheq vërejtjen për keqpërdorim të foltores, ndërsa ju njoftoj se nuk keni të drejtë replike me drejtuesen e seancës”, deklaroi Haxhiu./lajmishqip.net
