“Pushtimi i Rafah, çështje ditësh”, Netanyahu: E kam miratuar planin e ndërhyrjes

1 minute, 37 seconds Read

Pushtimi i qytetit Rafah në Gazën Jugore është çështje ditësh. Plani i ofensivës është miratuar nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu. Në një fjalim televiziv, Netanyahu bëri të ditur se përgatitjet për pushtimin e Rafah janë duke u përgatitur, por një veprim i tillë “do të marrë pak kohë”.

“Në fillim, i thashë Presidentit amerikan Joe Biden: Hamasi nuk mund të mposhtet pa hyrë ushtria në Rripin e Gazës. Në bisedën tonë të fundit i thashë: Do të ishte e pamundur të përfundonte fitorja pa hyrë në Rafah dhe kjo për të eliminuar pjesën tjetër të batalioneve të Hamasit. Këtë herë do të bëjmë të njëjtën gjë. Dëshiroj t’ju vë në dijeni se kam miratuar planin operacional të ushtrisë dhe së shpejti do të miratojmë gjithashtu planin për evakuimin e popullatës civile nga zonat e betejës”, tha Benjamin Netanyahu, raporton A2CNN.

Ditët e fundit kanë parë një intensifikim të luftimeve në pjesët veriore të Gazës të pushtuara nga forcat izraelite, duke përfshirë spitalin Al Shifa, spitali më i madh në Gaza. Sulmet në spitalin Al Shifa të Gazës kanë shkatuar vdekjen e 90 personave. Hamasi pretendon se të vrarët ishin civilë. Por, zyrtarët izraelitë i kanë hedhur poshtë ato duke theksuar se janë terroristë. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të jetë të premten në Izrael pas takimeve që do të zhvillojë me liderët e Egjiptit dhe Arabisë Saudite në përpjekje për të siguruar një armëpushim.

Kërkesë për armëpushim ka shprehur edhe shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë një konference me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, duke theksuar se Gaza përballet me zinë e bukës dhe kanë bërë thirrje për armëpushim dhe lirim të pengjeve.

Publikime te ngjashme