Publikohet video nga vetaksidenti në Skenderaj ku vdiq shoferi

0 minutes, 34 seconds Read

Një person ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti në Skenderaj.

Sipas njoftimit 24 orësh të policisë edhe pasagjerja ka pësuar lëndime

“Ka ndodhë një vetaksident me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe pasagjerja kosovare. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasagjerja është liruar në shtëpi, ndërsa ngasësi i veturës ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar video nga momenti i aksidentit.

Publikime te ngjashme