Pse s’ka simbole të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës? – Griep tregon arsyen

1 minute, 17 seconds Read

Zëdhënësja e Dhomës së Specializuar të Kosovës, Angela Griep, në një intervistë ekskluzivë në Klan Kosova ka folur për strukturën e Speciales, si operon kjo gjykatë dhe pse nuk ka simbol të shtetit të Kosovës.

Ajo tha se Dhomat e Specializuara edhe pse funksionojnë me sistemin juridik të Kosovës, kanë flamujt e tyre sepse korniza ligjore u mundëson të veprojnë në mënyrë të pavarur.

“Ne i kemi vetëm flamujt tanë. Dhomat e Specializuara të Kosovës, siç e dini, operojnë me sistemin juridik të Kosovës, por korniza ligjore e tyre e mundëson që të operojnë në mënyrë të pavarur nga institucionet e Kosovës dhe gjithashtu nga çfarëdo aktori i jashtëm. Pra ne këtu nuk kemi flamur të shtetit të Kosovës.” – tha Griep, raporton Klan Kosova.

“Gjithashtu na pyesin shpesh, sepse besoj se ka një ligj në Kosovë, i cili parasheh që disa institucione të caktuara duhet t’i kenë simbolet e Kosovës, pra për Dhomat e Specializuara të Kosovës, kur Kuvendi e ka aprovuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në atë ligj thuhet që për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ligji i Kosovës aplikohet vetëm kur përmendet në mënyrë specifike në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ligji për simbolet nuk është pjesë e saj”. – ka thënë ajo.

Publikime te ngjashme