Propaganda e Vuçiqit për të justifikuar sulmin në veri, përmend Drenicën e Adem Jasharin

1 minute, 1 second Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se sot u bë një “sulm brutal ndaj serbëve” gjatë një konference për media pas sulmit të së dielës ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Mes tjerash, Vuçiq është munduar ta lidhë sulmin e sotëm me atë në Maqedoni të Veriut duke thënë se kur ndodhi atje “janë arritur biseda dhe marrëveshje”, ndërsa sot, sipas tij, është thënë “vritni të gjithë”.

Vuçiq ka shkuar edhe më tej me propagandën dhe justifikimet e tij për sulmin e sotëm terrorist nga një grup prej 30 anëtarësh të armatosur rëndë, duke futur në kontekst edhe rajonin e Drenicës dhe Adem Jasharin.

“Kur ka ndodhur një konflikt i tillë në Maqedoni janë arritur biseda dhe marrëveshje, ndërkaq sot kanë thënë vritni të gjithë. Kur Serbia ka shkuar në Drenicë që të konfrontohet me ata që kanë dashur të shkëputën nga shteti i njohur ndërkombëtarisht, ata kanë thënë se kanë qenë luftëtarë për liri në krye me Adem Jasharin dhe jo terroristë, vetëm Serbia si duket është terroriste.” – ka deklaruar ai.

Publikime te ngjashme