Prizren/ Një foshnje e porsalindur gjendet pa shenja jete, dyshohet se është vrarë

0 minutes, 54 seconds Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në afërsi të Parkut të Qytetit në Prizren.

Një foshnjë e porsalindur është gjetur pa shenja jete.

Dyshimet e para janë se foshnja është vrarë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Policia në Prizren ka pranuar një informatë, nga një dëshmitar, se në afërsi të Parkut të Qytetit, gjendet një trup i pajetë. Bëhet fjalë për një foshnjë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka pohuar Gashi.

Ai shtoi se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

“Me këtë rast po merren hetimet rajonale dhe po trajtohet si ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’, në konsultim me Prokurorin e Shtetit kështu do të fillojnë hetimet dhe po trajtohet si rast i kësaj natyre”, përfundoi Gashi.

Publikime te ngjashme