Prigozhin: Wagner nuk do të nënshkruajë asnjë kontratë me Ministrinë ruse të Mbrojtjes

0 minutes, 49 seconds Read

Themeluesi dhe shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin tha sot se ushtarët e grupit të tij mercenar nuk do të nënshkruajnë asnjë kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes Ruse, duke refuzuar kështu publikisht përpjekjen e ministrisë për të marrë nën ndikimin e saj forcat ushtarake të Wagner.

Prigozhin ka sulmuar vazhdimisht ushtrinë ruse por as ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe as shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Ruse, Valery Gerasimov, nuk kanë komentuar publikisht deklaratat kritike të tij kundër udhëheqjes ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes tha të shtunën se Shoigu kishte urdhëruar të gjitha “detashmentet vullnetare” të nënshkruajnë kontrata me ministrin deri në fund të muajit, një hap që sipas së cilës do të rriste efektivitetin e ushtrisë ruse.

Megjithëse ministria nuk e përmendi Wagnerin në deklaratën publike, mediat ruse raportuan se ishte një përpjekje e Shoigu për të vënë mercenarët nën kontrollin e tij.

Publikime te ngjashme