Presidentja e KE: Shqipëria është në rrugë të mirë për anëtarësim në BE

0 minutes, 58 seconds Read

Pak minuta pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit, ku u prit nga nga ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, iu drejtua Presidencës për një takim me kreun e shtetit Bajram Begaj.

Në një postim në platformën X, Von der Leyen, e cila ndodhet në Tiranë në kuadër të punimeve për Samitin e Procesit të Berlinit, bën me dije se temë e diskutimit me Presidentin Begaj ka qenë zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Nisja e vizitës sime në Shqipëri me një takim të mirë me @BajramBegaj. Zgjerimi është në krye të prioriteteve tona dhe Shqipëria është në rrugën e duhur. Ne duam që partnerët dhe fqinjët tanë të bashkohen dhe ta bëjnë Unionin tonë të plotë. Pra, nuk është çështja nëse, por kur.”

Pas ndalesës në zyrën e Begajt, Von der Leyen i është drejtuar ambienteve të “Shtëpisë së Europës” për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Publikime te ngjashme