Presidenti i Kroacisë: Gjokoviqi është një rusofil

0 minutes, 50 seconds Read

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq e quajti rusofil tenistin nacionalist serb, Novak Gjokoviq.

I pari i shtetit kroat ka kritikuar sot kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq për një foto të përbashkët me Gjokoviqin, njofton index.hr, përcjell lajmi.net.

“Plenkoviq bëri një foto me Novak Gjokoviqin. Ky është rusofili, meqë ra fjala. Një atlet i shkëlqyer, të cilin unë e mbështes në parim, por një rusofil”, u tha Milanoviç gazetarëve në Zagreb.

“Në të njëjtën kohë, ai po merret me parlamentarët që votuan kundër tërheqjes së Kroacisë në luftë dhe stërvitjes së ushtarëve në Ukrainë – sepse ata kujdesen për interesat kroate – dhe ai nuk e ka problem të bëjë foto me njerëz që janë hapur në anën e Moskës”, shtoi Milanoviq.

Foto e Novak Gjokoviqit dhe kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq u realizua pak ditë më parë në finalen e Kupës së Botës në Rugbi në Francë.

Publikime te ngjashme