Presidenca deklarohet për Ligjin e Pagave: Janë duket u shqyrtuar të gjitha shqetësimet dhe kërkesat

1 minute, 21 seconds Read

Ligji për pagën minimale i votuar javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, ende nuk ka shkuar në Presidencë.

Këtë e ka bërë të ditur për “Indeksonline”, këshilltari i Presidentes Bekim Kupina.

“ Ligji për Pagën Minimale nuk ka ardhë ende në Presidencë. Kuvendi i Republikës së Kosovës, zakonisht nuk i sjell ligjet në Presidencë pa kaluar 8 ditë, sepse ky është afati brenda të cilit 10 deputetë mund ta dërgojnë ligjin në Gjykatë Kushtetuese.

Janë duke u shqyrtuar të gjitha shqetësimet dhe kërkesat, në përputhje me kompetencat kushtetuese e ligjore të Presidentes”, tha Kupina.

Javën që shkoi në Kuvendin e Kosovës u votua Ligji për Pagën Minimale.

Mirëpo me këtë nuk u pajtuan përfaqësues të veteranëve të UÇK-së.

Ata kërkuan nga presidentja Osmani që të mos e dekretojë Ligjin për Pagën Minimale, i cili nuk u garanton atyre pension në lartësinë e pagës së re.

Ndryshe, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Me këtë ligj në parim, parashihet që paga minimale në Kosovë të arrijë vlerën e 264 eurove bruto për të gjithë të punësuarit, në sektor publik e privat.

Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç./IndeksOnline

Publikime te ngjashme