Teksa po diskutohet nisja e procesit gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, një përplasje e ashpër për kontributin e shqiptarëve në luftën në Kosovë përfshiu të ftuarit në studio.
Ishte komentatori politik Blerim Gashi i cili në Politiko deklaroi se UÇK-ja ka qenë e gjithë popullit, e jo individëve ashtu siç është proklamuar ndër vite.
“Vetëdija kombëtare është e rëndësishme. Themelet e këtij shteti janë UÇK-ja. Është e rëndësishme të krijohet fryma që secili qytetar i këtij vendi e ka për obligim me luftu për atdhe. Këtu përfundon. Ndërsa, gjëra tjera nuk na bëjnë nderë nëse ato fshihet. Vec këta s’kanë qenë UÇK, ajo ka qenë e të gjithëve. UÇK-ja ka qenë e jona, e bindjeve tona. E vërteta nuk fshehet nër tepiha.”, tha Gashi, transmeton Gazeta10.
Ndaj këtij qëndrimit të Gashit, ishte i menjëhershëm ndërhyrja e gazetarit Berisha.
Ai tha se pikërisht për deklarata të tilla, asnjëherë s’janë ndalur ballafaqimet e ish-krerëve të UÇK-së me gjykatat ndërkombëtare.
“Kurrë gjyqet ndaj komandantëve të luftës, s’janë ndalë. A ke jetu në Kosovë? A e di çka ka ndodhë?”, tha i nervopzuar gazetari Berisha i cili nuk u pajtua me deklaratën e Gashit.”, – i tha Berisha – Gashit pas ndërhyrjes së tij.
E, teksa i dëgjonte me vëmendje, Krenar Shala tha se secili qytetar i Kosovës ka kontribuuar në mënyrat e tyre gjatë luftës në Kosovë.
“Kur foli Blleki, ndërhyri z.Berisha, edhe tha që na s’kemi luftu. Na kemi luftu krejt në mënyrat e veta. Nuk luftohet veç me kallash.”, u shpreh Shala.
Por, Ridvan Berisha asesi nuk u pajtua sërish me këto qëndrime të Shalës, për të cilat tha se luftën heorike të UÇK-së po mundohen ta baltosin.
“Na kanë përzanë të paftyrët prej këtuhit bre pa kërsit kurrë një gja. Popull tucan. Edhe qat luftë heroike që e kemi bërë, mundohen me baltosë”, – ia ktheu Berisha – Shalës i nervozuar.