Policia serbe arreston dy llapjanë në Merdare

0 minutes, 42 seconds Read

Esat Muçolli dhe Dervish Maliqi nga Podujeva janë arrestuar nga Policia e Serbisë në Pikë-kalimin kufitar në Merdarë.

Lajmin për tëvë1 e ka konfirmuar Labinot Maliqi, vëllai i Dervish Maliqit (njëri nga të arrestuarit), teksa ka shtuar se nuk janë dhënë asnjë arsye për arrestimin e tyre.

Sipas tij, të dy të arrestuarit si zakonisht janë nisur për çështje pune pasi bëjnë bartjen e veturave me defekte në kuadër të autoservisit “Labi Center”.

Tëvë1 po ashtu merr vesh se gjatë ditës është arrestuar edhe një person tjetër në pikën kufitare në Merdare.

Kujtojmë se arrestime të tilla gjatë muajve të fundit janë shpeshtuar.

Mediumi ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.

Publikime te ngjashme