Policia me video sensibilizuese: Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin

0 minutes, 26 seconds Read

Policia e Kosovës ka reaguar pas shtimit të numrit të aksidenteve me fatalitet gjatë ditëve të fundit.

Përmes një video sensibilizuese, policia ka apeluar për kujdes të shtuar në trafik.

“Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin. Mos e përdor telefonin gjatë vozitjes, se mund t’ju kushtojë me jetë” thuhet në mbishkrimin e videos.

Kjo video sensibilizuese nga policia vjen pas rasteve të shumta të aksidenteve me fatalitet gjatë javëve të fundit, të cilat kanë tronditur vendin.

Publikime te ngjashme