Rama krah Scholz dhe Von der Leyen, përmend luftën në Ukrainë dhe Izrael, por jo sulmin terrorist në Kosovë: Kohët e vështira na përbashkojnë

1 minute, 26 seconds Read

Kryeministri Edi Rama ka mbatur një fjalë të shkurtër sot gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidenten e Komisionit Eurpian Ursula von der Leyen.

Rama i falënderoi dy liderat e BE-së duke thënë se i kanë kushtuar një vëmendje të madhe Ballkanit Perëndimor, ndonëse në kohë të vështira për e Europën e prekur nga lufta në Ukrainë dhe tashmë një konflikt i ri mes Izraelit dhe Hamas.

Rama nuk i ka përmendur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë teksa ka thënë se po flet shkurt, pasi nuk dëshiron të marrë nga koha e çmuar e dy gjermanëve, të cilët kanë agjendë të ngjeshur.

Pjesw nga fjala e Ramës:

Nuk do të gjeja dot kurrë fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin, që ishte i hapur për ta sjellë samitin në Tiranë, dhe presidenten e Komisionit që i dha këtij samiti me vërtet diçka cilësore mes planit të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Ky samit vjen në një kohë të jashtëzakonshme mes krizave që kanë goditur si në Europë dhe përfshi frontin e ri të tmerrshëm mes Izraelit dhe Hamasit. Këto kohë kanë farkëtuar bashkëpunimin tonë, ndjenjën e përbashkësisë, dhe falë udhëheqjes së BE, ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë para me një besim më të fortë.

Këta dy gjermanë kanë orare, afate, kohë të caktuara, kështu që nuk dua të marr nga koha e tyre këtu. Sepse nuk ndodh çdo ditë të presim kancelarin gjerman dhe presidenten e Komisionit.

Publikime te ngjashme