Policët e Kosovës me armë automatike patrullojnë në kufirin me Serbinë pasi u panë forcat serbe (Video)

0 minutes, 50 seconds Read

Policia e Kosovës ka shpeshtuar patrullimet në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në bjeshkët e Istogut.

Javën e kaluar është raportuar për patrullime të shpeshta të policisë serbe dhe forcave ushtarake të Serbisë.

Ani pse nuk ka pasur ndonjë provokim, barinjtë e këtyre zonave janë shqetësuar me praninë e tyre, sidomos tani në kohën e verës kur këtë zonë e frekuentojnë edhe pushues të shumtë.

Njësitet patrulluese kufitare tashmë kanë reaguar dhe kanë qenë në zonën e perëndimit në Gjakovë e deri në lindje të kufirit.

Kështu edhe sot, këtu prezent ishte drejtori i policisë kufitare, kolonel Nexhmedin Krasniqi,Kapiten Asmir Zekiq, komandant i vijës së gjelbër kufitare, Adem Hoxhiq, shef i operativës, Adem Dreshaj, polic kufitar etj.

Ata patën takime edhe me banorë të zonës, të cilët i siguruan se nuk ka ndonjë rrezik dhe se njësitet e KFO-it do të patrullojnë vazhdimisht.

Publikime te ngjashme