Petkoviq: Sjellja e Bislimit ishte skandaloze, Prishtina s’e do Asociacionin

1 minute, 25 seconds Read

Ka përfunduar takimi i radhës në nivel kryenegociatorësh në Bruksel. Kështu ka njoftuar korrespondentja e RTK-së nga Brukseli, znj. Gjeraqina Tuhina. Pas takomit, Petkoviq e ka përshkruar sjelljen e Bislimit gjatë bisedimeve si skandaloze dhe ka pretenduar se Prishtina nuk dëshiron ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, raporton Kosova-Online.

Pas takimeve, Petkoviq u tha gazetarëve se bisedimet tetë orëshe ishin nganjëherë shumë të dhimbshme dhe të pakëndshme. Ai theksoi se Bislimi gjatë gjithë kohës po mundohej që të gjithë rrjedhën e dialogut.

“Nuk është aspak e lehtë të flasësh me Prishtinën. Sjellja e Besnik Bisljimit ishte skandaloze, ndryshe nga Beogradi që erdhi plotësisht i përgatitur, me ekspertë, propozime, të gjitha letrat. Çdo herë përgatitemi, të disiplinuar, të përpiktë, me të gjitha materialet. dhe kështu kemi ardhur në Bruksel këtë herë, për dallim nga Bisljimi që ka ardhur i vetëm, pa letra”, – citohet të ketë thënë Petkoviq.

Petkoviq ka përmendur disa nga çështjet e rëndësishme që sipas tij duheshin diskutuar, si zbatimi i mëtejshëm i formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështja e personave të zhdukur.

“Kur duhet të kishim diskutuar për çështje të rëndësishme, siç është zbatimi i mëtejshëm i formimit të ZSO-së, çështja e personave të pagjetur pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, por edhe çështje të tjera të rëndësishme, si liria e lëvizjes, çështjet që lidhen me të deri te vetë jeta e serbëve në Kosovë”, – citohet të ketë thënë Petkoviq më tej.

Publikime te ngjashme