Shkon në 10 numri i viktimave nga sulmi në Beograd

0 minutes, 32 seconds Read

Ka arritur në 10 numri i të vdekurve si pasojë e sulmit që ndodhi më 3 maj në një shkollë fillore në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Viktima vajzë, kishte qenë duke u trajtuar në Klinikën Universitare Tirsova.

Ajo kishte pasur lëndime të rënda në kokë, për të cilat kishte hyrë në operacion.

Kujtojmë se para gati dy jave në shkollën “Vladislav Ribnikar”, në Beograd një 14-vjeçar e kishte kryer një sulm të armatosur.

Si pasojë e këtij sulmi kishin vdekur tetë nxënës dhe roja e shkollës.

E po ashtu ishin plagosur edhe gjashtë nxënës dhe një mësuese.

Publikime te ngjashme