Përshkallëzim në Lindjen e Mesme: SHBA ndërmerr goditje ushtarake kundër Iranit

1 minute, 14 seconds Read

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë goditur disa objekte kryesore bërthamore iraniane të shtunën në mbrëmje, duke përfshirë Fordow, Natanz dhe Isfahan.

Presidenti amerikan Donald Trump pretendoi se vendet u “shkatërruan plotësisht” gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë dhe paralajmëroi se SHBA-të mund të ndërmarrin veprime kundër objektivave të tjerë nëse Irani nuk bën paqe.

Ndërkohë, ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi tha se sulmet ishin “të shëmtuara” dhe do të kanw pasoja të përhershme.

“Shtetet e Bashkuara, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë kryer një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së, të drejtës ndërkombëtare dhe (Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore) duke sulmuar instalimet bërthamore paqësore të Iranit”, shkroi ai.

Ende nuk ka pasur një përgjigje zyrtare nga Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei.

Kurse, ushtria izraelite tha se Irani ka qëlluar një valë të re raketash drejt vendit.

Armiqësitë përshkallëzohen:

Konflikti Izrael-Iran ka hyrë në javën e dytë. Më herët të shtunën, Izraeli mori përsipër vrasjen e dy komandantëve në Forcën elitare Quds të Iranit dhe tha se goditi një sërë objektivash ushtarake iraniane . Në Izrael, dy dronë iranianë bënë një shkelje të rrallë të mbrojtjes ajrore të vendit .

Publikime te ngjashme