“Përjetë bashkë”: Nesër protesta pro-Kosovës para zyrës së Edi Ramës, s’dihet kush e organizon

0 minutes, 24 seconds Read

Tashmë ka bërë jehonë një ftesë për protestë në mbështetje të Kosovës në Tiranë, kryeqytet i Shqipërisë.

Me parullën “Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”, qytetarët e Shqipërisë janë ftuar të dalin në protestë ditën e premte në orën 19:00 para Kryeministrisë në Shqipëri.

Sidoqoftë, e gjithë kjo nismë vjen pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës, ku dje u kidnapuan tre policë kosovarë nga ana e Serbisë.

Publikime te ngjashme