Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës – respektivisht Departamenti Kundër Terrorizmit – ka vënë në pranga një person në orët e vona të së enjtes, nën dyshimin e bazuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
Mbështetur në hetimet fillestare të organit të akuzës, i dyshuari me inicialet D.Z. ngarkohet me pretendimin se ditë më parë, në një ambient publik në Mitrovicën e Jugut, ka kryer aktin e përdhosjes së flamurit shtetëror të Turqisë.
Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, teksa procedurat hetimore po vijojnë me intensitet të lartë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës./lajmishqip.net









